# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

FIFI

Unë jam Filloreta Raçi dhe po prezantohem për të vetmen arsye se jam akoma një artiste që nuk ka mundësi që të dëgjohet zëri ashtu si duhet… Muzika për mua është frymëmarrje, unë nëse nuk do të kisha kënduar edhe nuk do të kisha marrë pjesë në skenë, jam shumë e sigurt që nuk do të egzistoja. Karriera ime ka filluar nga mosha 14 vjeçare me pjesmarrjen në “Kosovarja këndon” (2009), pastaj kam marrë pjesë edhe në shumë talent show të tjerë e fesivale të këngës argëtuese, të cilat janë, “Albanians Got Talent”, “Top fest 7″,”Top Fest 9”, “The Voice of Albania”, “Odeon”, “Bëhu yll”, “Zëra hite ndër vite”, “Top Fest 11″. Sukseset më të mëdha i kam pasur në Odeon ku kam qenë finaliste si dhe kam marrë çmimin zëri më i mirë. Në “The Voice” kam shkuar deri në beteja, pastaj jam mundur nga një vokal shumë potent si ai i Lundrimit një djalë nga Dibra i cili ka qenë finalist i skuadrës së Sidit. Aty kam marrë pjesë me një duet shqip, i cili ende permendet dhe dëgjohet e po ashtu vlerësohet si dueti më i realizuar. Për pjesëmarrjen time në “The Voice”, kam marr telefonatë nga Top Channel dhe më kanë ftuar që të marrë pjesë, unë kam shkuar me vet faktin që më është dhënë një mundësi të dëgjohet zëri im. Ky kompeticion më ka bërë shumë të fortë e më ka dhënë shans që të ecë më tej, për të mos ndalë muzikën. Edhe pse nuk pata fatin të vazhdoj në fazën tjetër kam qënë e bekuar ta këndoj në duet këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, po ashtu ndjehem e privilegjuar që kam qenë pjesë e skuadrës së Sidrit Bejlerit, një trajner që nuk ka se si të gjendet më i mirë…

NEWS

Balada apo ritmike?! Ja cilat këngë të këtyre artistëve pëlqehen më shumë!

Pavarërisht nëse disa artistë karakterizohen vetëm nga një rrymë e caktuar, ka shumë të tjerë që preferojnë të eksperimentojnë në disa rryma. Kjo në fakt, është diçka pozitive sepse tërheq çdo lloj publiku të cilë kanë preferenca të ndryshme. Shumë këngëtarë të tregut tonë muzikor, i kanë qëndruar besnik një...

Ja cilat janë 10 këngët e listës që i shkojnë më shumë Janarit!

Viti 2023 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Dhe ja ku tashmë kemi hyrë në vitin e ri dhe përballemi me të tjera surpriza. Janari është konsideruar një muaj pa shumë prurje të reja muzikore dhe ja ku e vërtetojmë edhe...

Fifi tregon emocionet pasi përzgjidhet si finalistja e parë e DWTS: “Aty thashë që më do publiku…”

E ftuar në emisionin “Wake Up” ka qenë këngëtarja e njohur Fifi. Ajo ka rrëfyer më shumë mbi ndjesitë e saj pasi u votua nga publiku si finalistja e parë, por dhe për parashikimet e saj mbi natën e madhe të finales dhe raportin me konkurrentët e tjerë dhe me anëtarët e...

Fifi në një rrëfim shumë ndryshe në DWTS: “E ndjeva veten të dorëzuar, dua që muzika ime të jetojë me shekuj…”

Këngëtarja e njohur, Fifi, pati mbrëmë në “Dancing With The Stars” një performancë frymëzuese, për kufijtë e vetes së saj. Artistja tregoi se viti më i rëndësishëm për të ishte 2023, aty ku ndjeu se preku fundin, derisa erdhi në jetë djali. Viti më i rëndësishëm për mua është 2023. Ishte shumë sfidues,...

Fifi flet pa doreza, nga pjesëmarrja në “DWTS” e deri te marrëdhënia me Adisin!

E ftuar në studion e “Live From Tirana”, ka qenë këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi. Ajo njëkohësisht është duke përjetuar dhe eksperiencën e saj në “Dancing Ëith The Stars”, për të cilën na ka rrëfyer vetë më shumë, por duke u ndalur gjithashtu dhe tek...

Fifi shprehet me gjuhën e kërcimit frymëzuar nga “Dancing With The Stars” në videon e re!

Fifi edhe pse është konkurrente në spektaklin e “Dancing With The Stars” nuk e ka lënë pas dore karrierën e saj si artiste. Ajo ka publikuar këngën më të fundit, titulluar “Nale”, ku në videoklip shfaqet duke ndërthurur një koreografi, teksa performon me partnerin e kërcimit, Gracianon. “Dancing with the...

Top 5 nuk ndryshon për të tretën javë rradhazi!

Një tjetër surprizë në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”. Për të tretën javë radhazi, renditja në Top 5 nuk ka ndryshuar aspak. Ndërkohë që javën e kaluar nuk kishin asnjë hyrje të re, e gjithë vëmendja ishte tek pozicionimi i Top 5 projekteve në listën e 100...

Top 5 thuajse asnjë ndryshim këtë javë!

Një javë e re, por me shumë pak ndryshime në klasifikimin e “The Top List”. Top 5 thuajse nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar. Fronin e vendit të parë e mban sërish Luiz Ejlli me kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”, që mban titullin “Pa ty”....

Fifi dhe Ermal Fejzullahu menjëherë në vend të dytë të listës!

Bashkëpunimet mes artistëve më në zë të tregut nuk janë diçka e re për publikun. Por një bashkëpunim i dytë mes tyre, kjo po që është një surprizë. Dhe një rast i tillë ka ndodhur dhe së fundmi. Fifi dhe Ermal Fejzullahu kanë bashkuar sërish forcat në një tjetër bashkëpunim...

Fifi, një nga këngëtaret më të dashura, tani pjesë e "Dancing With The Stars"!

Spektakli më i madh i kërcimit në vend së shpejti do të nisë. “Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet...

Fifi bashkon forcat me një super artist për projektin e radhës dhe parashikohet të jetë një hit…

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka zbuluar projektin e ri muzikor i cili do të jetë një bashkëpunim. E mesa duket, duke u nisur që nga emri i artistit me të cilin ajo ka vendosur të bashkëpunojë, do të jetë ‘flakë’. Pas projektit “Përjetësi” me të cilën korren...

Ronela Hajati bashkon forcat me Fifin për të sjellë "Hajde shpirti"!

Si për surprizën e të gjithëve, këtë javë kemi një rikthim në listë. Pas shumë muajsh mungese, Fifi rikthehet në klasifikimin e javës të “The Top List”. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, Ronela Hajati dhe Fifi publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri. “Hajde shpirti” mban titullin kënga e...

Ja cilat kanë qenë këngët më të suksesshme deri më tani nga "Big Brother VIP"!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Çfarë ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në...

Ja 5 baladat më të bukura të listës që i përshtaten vjeshtës!

Teksa jemi ‘zhytur’ zyrtarisht në sezonin e vjeshtës, është normale që të ndihet paksa melankolia. E nëse edhe ju i përkisni këtij grupi, ky është artikulli i duhur për ju. Nëse në verë jemi të destinuar të dëgjojmë më shumë këngë ritmike, vjeshta i dedikohet tërësisht baladave. Dhe ne po...

Ja nga cilët artistë presim këngë në tetor! 

Vjeshta e këtij viti duket se premton shumë. Teksa kemi lënë pas një verë me plot këngë dhe ndër to të shumta kanë qenë bashkëpunimet, duket se edhe kjo stinë nuk ka për të qenë më e vakët. Artistët tanë janë duke u përgatitur që të sjellin për publikun shumë...

Edhe pak ditë na ndajnë nga ’himni’ i ri i Fifit!

Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen...

Ja Top 3 këngët me më shumë ngritje këtë javë!

Një tjetër javë me ngritje të fuqishme për projektet muzikore të artistëve në klasifikimin e “The Top List”. Ja se cilat këngë janë rritur në renditje… “Gjade” nga Dhurata Dora dhe Elvana Gjata rezultoi mjaft i suksesshëm gjatë verës që lamë pas. E jo më kot, pasi përveç se ishte...

Fifi paralajmëron këngën e re dhe sapo na shtoi edhe më shumë kuriozitetin!

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Ajo ka qenë mjaft aktive kohët e fundit duke sjellë shpesh projekte të reja, qofshin ato solo apo edhe bashkëpunime. Fifi gjithashtu është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr...

Fifi dhe Gjiko 'nuk i ndahen' kreut!

‘E dyta e vërteta’ për Fifin dhe Gjikon! Bashkëpunimi i tyre i dytë brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur që të korrë një sukses të padiskutueshëm. Që me javën e parë të publikimit, “365” ia doli që të pozicionohej në vend të tretë të klasifikimit të “The Top...

Ndryshon i gjithë kreu, Fifi na fikson sërish!

Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. E kemi fjalën pikërisht për Fifin. Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në...