Dy zëra të mëdhenj që gërshetohen bukur në një tekst që flet drejtpërdrejt me shpirtin. Po flasim pikërisht për Tiri Gjocin dhe Besa Kokëdhimën.

Dyshja kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor. “Nihna” mban titullin kënga e tyre e re që ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe ka hyrë në klasifikimin e javës të “The Top List”.

Tiri e paralajmëroi këtë projekt që një javë më parë në prime-in e “Big Brother VIP”. Momenti erdhi dhe na duhet të themi që ishte dashuri me dëgjim të parë.

Një këngë e bukur dashurie, por njëkohësisht dhe ritmike. Tiri dhe Besa e performuan live për herë të parë para publikut gjatë mbrëmjes finale të “Big Brother VIP 4”.

“Nihna” ka marrë gjithë zemrat e publikut dhe fundja nuk mund të prisnim më pak nga një dyshe si kjo. Bashkëpunimi i shumëpëlqyer pozicionohet në vend të pestë për këtë javë.