Gjon’s Tears është padyshim ndër artistët më të talentuar që gjithnjë na bën krenarë me arritjet, suksesin dhe projektet e tij. Me një zë të mrekullueshëm dhe që arrin të të rrënqethi, ai konsiderohet gjithashtu dhe si zëri i një ëngjëlli dhe kjo jo më kot.

Së fundmi mësojmë se emri i Gjon’s Tears është dhe në librat e gjuhës franceze nëpër shkolla. Nxënësit tani po mësojnë frëngjisht me yllin e talentuar.

Gjon’s Tears arriti suksesin e madh e të pabesueshëm në vitin 2021 dhe e katapultoi Zvicrën në skenën gjigante të Eurovizion. Tani ai e ka kthyer këtë në një mjet për të mësuar frengjisht.

Në vitin 2021, Gjon’s Tears, vetëm 23 vjeç këndoi në mënyrë përrallore në Eurovizion, gjë që e çoi atë në vend të tretë në këtë kompeticion të rëndësishëm. Tani vjen vlerësimi tjetër për të, Gjon bëhet pjesë e kurrikulës mësimore së nxënësve.

Një fans i këngëtarit ka fotografuar menjëherë faqen përkatëse nga libri mësimor i frengjishtes dhe ia ka dërguar artistit. Ajo bëri shaka duke shkruar:

Pse je në librin tim të gjuhës franceze?

Edhe Gjon’s Tears mezi e besoni këtë. Ai postoi në Instagram duke shkruar:

Në asnjë mënyrë, kjo është e mrekullueshme!

Të gjithë duhet dhe mund ta dinë se mënyra më e mirë për të mësuar frengjisht është përmes këngëve të tij.