Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 42-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 42-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.
Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!
Përpara pak çastesh faqja zyrtare e “Portokalli” në Instagram ka konfirmuar se në shfaqjen e kësaj jave do të jetë i pranishëm edhe këngëtari e fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli. Prania e tij bëhet akoma edhe më e veçantë pasi bashkëshortja e tij, Kiara Tito, është moderatore e këtij programi.
Karriera e saj disa vjeçare në Top Media ka bërë që Kiara të kalojë disa etape si moderatore në disa emisione të ndryshme, ku rikujtojmë këtu emisione si “Top Select”, “Live From Tirana” dhe të tjera Prime Time. Më pas ajo u bë pjesë e një programi mjaft të shikuar për shqiptarët siç është “Big Brother VIP Albania” dhe tashmë është pjesë e një programi tjetër më të dashur për publikun siç është “Portokalli”.