Ashtu siç ishte planifikuar, Stresi dhe MC Kresha kanë publikuar projektin e tyre të ri, “Volum”. 

Ky është bashkëpunimi i parë mes dy reperëve, por duket se “Volum” tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe fansave të dyshes. Kimia artistike mes Stresit dhe MC Kreshës ka sjellë një produkt cilësor që ka “shkundur” qetësinë e fillimvitit.

“Volum” erdhi fuqishëm edhe në klasifikimin e “The Top List”, duke u pozicionuar menjëherë në Top 20. Bashkimi i dy emrave të njohur të hip-hopit nuk kishte si të rezultonte ndryshe veçse në sukses. Me këtë bashkëpunim, reperët i dhanë vërtet “Volum” janarit, duke sjellë një projekt që u përqafua menjëherë nga publiku.