I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë reperi i njohur Stresi, për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të, çfarë të rejash do të kemi së shpejti, por jo vetëm.
Si ka nisur viti 2025 për ty?
2025 ka nisur shumë shumë mirë. Planet po ecin siç duhet. Pres të nxjerr dhe albumin e ri, bashkëpunimet e mia kombëtare dhe ndërkombëtare. Mezi po pres, por albumi ka këto vonesat e veta.
Cilat do të jenë disa nga këto bashkëpunime?
Tek bashkëpunimet ndërkombëtare, shkojnë deri në Itali. Pastaj kam bashkëpunime të tjera. Kam një me Lumi B, që do të jetë një hit i garantuar. Kam një këngë “O Mama” me Noizy-n. Këtë herë jemi me një hit me ‘real’ jo si “Medalioni”.
Çfarë parashikon se do të sjellë ky 2025?
Parashikoj, që Shqipëria është ‘On Top’ momentalisht. Jemi shumë përpara Ballkanit, fatmirësisht.
Ndërsa fatkeqësisht… Repera, 90% jeni ‘fake’. Industria jonë është e paimagjinueshme. Jemi 10 repera që jemi tamam. Po ecim përpara, po ndihmojmë njerëz. Ne jemi si ai qiriu që u bën dritë të tjerëve.