Reperi i njohur, Stresi ka sjell projektin e tij më të ri muzikor. Kësaj radhe ai ka ardhur në bashkëpunim me Malsho, nje artist të ri në listën e Top Awards.

Dyshja kanë sjellë “Red & Black” që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Stresi dhe Malsho bashkojnë forcat me njëri-tjetrin, por ky projekt rezultoi më i votuar nga fansat.

“Red & Black” vjen me një klip shumë ‘gangsta’, që i shkon shumë stilit të Stresit. Video është e xhiruar në Dibër, për të cilën Stresi ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe organizimin e videos ndaj njerëzve të këtij qyteti.

“Red & Black” nuk është një këngë vetëm patriotike, por tregon dhe besnikërinë ndaj shoqërisë. Projekti i Stresit dhe Malsho i ka pozicionuar ata në vend të 53-të të klasifikimit të javës.