Në një skenë muzikore gjithnjë në zhvillim si ajo shqiptare, bashkëpunimet mes emrave të njohur shpesh sjellin prurje që tejkalojnë pritshmëritë. Një prej këtyre është padyshim “Kallabllak”, kënga e realizuar nga Stresi dhe 2Ton.
Edhe pse dy figura që përfaqësojnë dy anë të ndryshme të hip-hop-it shqiptar, në këtë projekt gjejnë një gjuhë të përbashkët artistik. “Kallabllak” vjen me një ritëm të fortë dhe beat modern që krijojnë një atmosferë energjike. Kënga perfekte për t’u dëgjuar gjatë gjithë verës. Stresi, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe 2Ton, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme me këngë që variojnë nga hitet ritmike deri te baladat urbane, e tregojnë veten si një dyshe që funksionon në mënyrë organike.
Zëri i 2Ton në refren i jep këngës një dimension tjetër, duke e bërë më të kapshme për një audiencë më të gjerë, ndërsa Stresi ruan autenticitetin e tij me vargje të fuqishme dhe të drejtpërdrejta. “Kallabllak” nuk është thjesht një bashkëpunim mes dy emrave të njohur, është një dëshmi se kur dy artistë me identitete të forta vijnë me respekt për stilin e njëri-tjetrit, rezultati është një hit.