Soni Malaj dhe Mc Kresha janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor. “Pa lamtumirë” mban titullin kënga e tyre, e cila ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Ky duet ka surprizuar mjaft publikun dhe fansat e dy artistëve. Edhe pse Soni dhe Mc Kresha i përkasin dy zhanreve të ndryshëm muzikor, ky bashkëpunim ka goditur padiskutim në shenjë.

“Pa lamtumirë” erdhi fiks si ‘qershia mbi tortë’ në klasifikimin e 100 këngëve më të mira të javës. Një këngë që flet për dashurinë e papërfunduar dhe përpjekjen për të mbajtur gjallë një lidhje që sfidon kohën.

“Pa lamtumirë” është një bashkëpunim që arrin të sjellë një interpretim të mrekullueshëm nga të dy artistët, të cilët, ndonëse vijnë nga stile të ndryshme muzikore, kanë arritur të gjejnë një balancë të përsosur për t’u bashkuar në këtë projekt. Projekti i dyshes renditet në vend të nëntë për këtë javë.