Shpat Deda ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me BimBimma, të titulluar “N’dikon ndikon”, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kjo këngë është diçka më ndryshe nga sa jemi mësuar të dëgjojmë.

“N’dikon ndikon” është një projekt që përmban mesazhe të forta për gjendjen aktuale të vendit të tyre. Kjo këngë është pritur shumë mirë dhe nga publiku që e kanë cilësuar si një hit.

Të dy artistët njihen për stilin e tyre unik dhe tekstet reale dhe aktuale që gjithmonë përçojnë tek publiku. Thënë kjo, një këngë e tillë si “N’dikon ndikon” kishte kohë që i kishte munguar tregut shqiptar. Tek ky projekt secili mund të gjejë pak nga vetja, apo ta shohë ngjashmërinë në vendin e tij.

“N’dikon ndikon” është e sigurtë që do të jetë një hit dhe do të vazhdojë të ketë sukses për një kohë të gjatë. Bashkëpunimi i artistëve renditet këtë javë në “Top 5”, më saktësisht në vend të pestë të klasifikimit në “The Top List”.