Sjpat Deda është një ndër artistët më të njohur dhe shumë të dashur për publikun shqiptar. Projektet e tij kanë arritur që ta diferencojnë atë nga të tjerët dhe ai ka sjellë gjithmonë një frymë shumë ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim rëndomë.

Duket se dy këngët e tij të fundit janë duke korrur ende një sukses mjaft të madh në klasifikimin e ”The Top List”. Po flasim për ”T’huj” dhe bashkëpunimin e tij me Edona Vatocin në ”Terr”.

Këto dy projekte mbajnë rekord si këngët që kanë qëndruar më gjatë në Top 10 gjatë 2022-2023. “T’huj” është prej 27 javësh pjesë e klasifikimit dhe ”Terr” prej 45 javësh, e nga këto duket se nuk po tuten më poshtë nga vendi i 10-të.

Publiku i ka zgjedhur këto projekte si ndër më të preferuarat e tij dhe fundja një gjë e tillë pritej nga një artist si Shpati. Shpresojmë që këto këngë t’i dëgjojmë dhe të performuara live në koncertin e tij.

Bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe me producentin e njohur Tomor Kuçi, ai vjen me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e tij të gërshetuar me një përvojë bashkëkohore për herë të parë për publikun e gjerë tiranas. Shpati do të vijë me një koncert më 19 maj në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Koncerti i artistit do të vijë gjithashtu dhe në “A Live Night”, në Top Channel dhe Top Albania Radio. Bli biletën tënde për koncertin ”Udhëtim në fjalë e tinguj” në www.vivere.al