Rryma rock për fatin tonë të keq nuk ka qenë më aq shumë e përhapur apo e dëgjuar kohët e fundit. Madje, gjatë viteve të fundit, ka pasur një rritje të projekteve muzikore pak më komerciale.
Megjithatë, patjetër që kemi dhe përjashtime. Një këngë rock i bashkohet kësaj jave klasifikimit të “The Top List”.
Renis Gjoka dhe Eugent Bushpepa bashkojnë sërish forcat për të na sjellë një tjetër super projekt. “The Gambler’s Step” mban titullin kjo këngë e veçantë dhe shumë e pëlqyer nga publiku që në çastet e para të publikimit.
Renis Gjoka dhe Eugent Bushpepa sjellin një atmosferë të fuqishme dhe dramatike në “The Gambler’s Step (Niçe OST)”, një këngë që shoqëron një histori të mbushur me tension dhe emocione të thella. Kënga është kolona zanore e serialit më të ri humoristik “Niçe”, i cili tranmetohet në Top Channel.
Seriali komedi “Niçe” ndjek personazhin me të njejtën nofkë teksa mbijeton si një i papunë në Tiranën e sotme. Ai dhe miku i tij Kuqo, jetojnë aventurat e tyre sot për nesër duke ju bërë barrë sa më shumë Nikos dhe familjes së tij.