Një projekt mjaft interesant i shtohet këtë javë klasifikimit të “The Top List”. Bëhet fjalë për këngën më të re nga Semi.
Artisti Semi vjen me një realizim të ri muzikor, titulluar “Buzët”. Pjesa e hyrjes së këngës përmban refrenin nga kënga e njohur e Eranda Libohovës, “Buzët më ishin tharë” dhe më pas kënga vazhdon me tingujt dhe ritmin karakteristik të artistit.
Një këngë kjo mjaft interesante ku ndërthuren aq mirë dy rryma shumë të ndryshme muzikore. Megjithatë, nëse ju duket pak e dëgjuar, e ka një arsye.
Ky nuk është ripunimi i parë i “Buzët më ishin tharë” të Eranda Libohovës. Më herët edhe reperi Elai solli një ripunim të kësaj kënge.
Kanë kaluar tani rreth 2 muaj që kur ai solli “Ika” dhe ja ku ndeshemi këtë javë me “Buzët”. Se cili ripunim ju pëlqen më shumë, atë vendoseni vetë.