Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka ardhur me një projekt të ri muzikor. Këtë herë ajo ka ardhur së bashku me Muma për të sjellë “Valla”.
Bashkëpunimi i tyre është përqafuar menjëherë nga publiku, të cilët me votat e tyre e kanë futur në klasifikimin e javës të “The Top List”. “Valla” i këndon dhimbjes së dashurisë dhe sjell ca nota shumë të ndjera dhe melankolike.
Samanta dhe Muma kanë punuar së bashku prej vitesh dhe kjo është hera e parë që sjellin një këngë ku këtë herë këndon dhe Muma. Ky i fundit ka qenë tekstshkrues në shumë projekte të Samantës.
“Valla” ka marrë të gjithë vëmendjen e publikut jo vetëm për tematikën, por gjithashtu dhe për klipin interesant e gati futurist. Le të shpresojmë se ky nuk do të jetë projekti i vetëm i tyre…