Rikthehet Rina Balaj dhe më fuqishëm se më parë. Artistja ka surprizuar fansat me publikimin e këngës së saj më të re, “Qika”, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Ky projekt e sjell Rinën plot energji dhe një stil unik, ashtu siç e ka karakterizuar gjithmonë atë. “Qika” është një përzierje e ritmeve të fuqishme dhe ku duket qartë një anë plot vetëbesim e këngëtares.
E veçanta e kësaj kënge vjen dhe nga videoklipi mjaft interesant, realizuar në qytetin e Valetës, Maltë. Pamjet e klipit janë të kuruara në detaje, duke krijuar një atmosferë vizuale moderne dhe artistike që përputhet në mënyrë perfekte me energjinë e këngës.
Që Rina është kjo “Qika”, sapo na e vërtetoi edhe njëherë tjetër. Projekti mbyll Top 100 për këtë javë.