Në shkurt të vitit 2019, publiku i Top Awards u njoh me një këngëtar të ri në muzikë dhe bëhej fjalë për Gjon’s Tears. Ishte pikërisht projekti “Babi”, ai që e bëri këngëtarin për herë të parë pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, e cila trajton një temë mjaft interesante.

Së fundmi ai erdhi dhe në një bashkëpunim me Arilena Arën.  Para katër javësh, ata sollën më në fund dhe videoklipin e “Dance Me” dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

“Dance Me” erdhi me një videoklip mjaft të arrirë dhe ashtu siç i ka hije dyshes. E fundja nuk mund të prisnim më pak nga këta dy artistë kaq të arrirë dhe të dashur për publikun.

Por këtë javë Gjon ka ardhur në klasifikimin e “The Top List” me një projekt solo pas një kohe të gjatë. Është pikërisht “Silhouette”, një këngë e ndjerë dhe emocionuese dhe që tregon shumë dhe për Gjon. Publiku e ka pëlqyer aq shumë sa e ka renditur në vend të gjashtë të klasifikimit të “The Top List”.