Ka kaluar më shumë se një vit që nga koha kur për herë të fundit Vedat Ademi solli për publikun muzikë të re por krejt papritur artisti më në fund është rikthyer.
“Kënga jonë” mban titullin prurja më e re e artistit, e cila e ka rikthyer Vedatin në qendër të vëmendjes pas kaq kohësh mungesë.
Një dedikim për dashurinë, për të gjithë ata që kanë dashuruar, dashurojnë dhe do të dashurojnë.
Në një intervistë të dhënë për “Wake up” në Top Channel, këngëtari i disa hiteve muzikore, ka zbuluar disa detaje më shumë sa i përket projektit, jetës së tij në Amerikë por edhe planeve për këtë verë.
Vedati ka treguar se shumë nga mbështetësit e muzikës së tij, shpesh herë i kishin thënë se falë këngëve të tij, ka lindur dashuria mes shumë cifteve dhe kjo ishte pikërisht ajo cfarë e shtyu artistin të vinte me një këngë dashurie, që cdokush ta ketë këngën e tij/saj.
Ndërkohë që cdo gjë është realizuar më shumë profesionalizëm, videoklipi është gjithashtu një ndër detajet që është komplimentuar më së shumti nga publiku.
Nëse do shihni klipin me kujdes, aty tregohet dashuria, buzëqeshja dhe harmonia e një cifti të vërtetë pasi dyshja që ka marrë pjesë në film është një cift shumë i dashuruar në jetën reale.
Vedat Ademi ka zgjedhur të qëllojë në shenjë edhe me klipin pasi me shumë mundim, ka bindur kunatin, njëkohësisht edhe mikun apo bashkëpunëtorin e tij më të mirë, kompozitorin Endrit Shani dhe bashkëshorten e tij.
“Ai më bëri muzikën ndërsa unë i dhurova klipin si kujtim, kështu që jemi të larë”, tregon me shaka Vedati.
Publiku e ka përqafuar këtë riktim të artistit, duke e bërë pjesë të listës që në javën e parë të publikimit, duke debutuar menjëherë në vendin e 9-të.
Sa i përket planeve të kësaj vere, këngëtari është shprehur se thuajse gjithë muajt e veres do zhvendoset në Shqiperi dhe shpreson që të realizojë një recital, gjithmonë nëse ka përmirësim nga situata në të cilën gjendemi.