Artisti i njohur Ghetto Geasy, rikthehet më i fuqishëm dhe më me bujë se kurrë. Geasy vjen këtë javë në klasifikimin e “The Top List” me projektin e tij më të ri muzikor.
“Baba” e sjell atë me një frymë të veçantë e plot ritëm. Ky projekt është kënga e parë e albumit që do të vijë shumë shpejt.
“5 Kurora” do të përmbajë plot 15 këngë dhe ashtu siç parashikon Geasy, këto projekte nuk janë thjesht muzikë, po histori, vibe dhe energji që ka për të dridhur themelet e skenës. Dhe ashtu siç thotë artisti, ky nuk është thjesht album me hite, është momenti kur industria ndryshon përgjithmonë.
Geasy sapo na tregoi edhe njëherë që është ‘Baba’ i skenës. Projekti i tij i ri mban vendin e 10-të për këtë javë.