Karantinimi pa shoqërinë e muzikës do ishte akoma më e vështirë. Duke qënë se muzika është ilaci i shpirtit edhe në këtë rast, ajo na qetëson nga situatat e ndryshme në të cilat na përball vetëizolimit.

Pavarësisht se projektet e reja të publikuara janë të pakëta, publiku vazhdon të shijojë këngët e publikuara kohë më parë.

Në një sondazh të bërë në Instagramin zyrtar të “Top Awards”, fansave i është kërkuar të përzgjedhin këngën që kanë dëgjuar më shumë gjatë gjithë këtyre ditëve të karantinimin.

Shumica prej tyre kanë votuar bashkëpunimin e Butrint Imerit dhe Ermal Fejzullahut, “Per nje dashuri”, një ripërpunim i këngës së Ermalit po me të njëjtin titull.

“Per një dashuri” është futur në klasifikimin e “The Top List” rreth 7 javë më parë dhe ende vazhdon të pozicionohet në zonën e nxehtë të klasifikimit. Gjatë kësaj javë, ky bashkëpunim është ngjitur me 4 pozicione krahasuar me javën e kaluar, duke u renditur në vendin e tretë.

Duket se edhe në kohë karantine, publiku i “Top Awards” ende mendojnë për dashurinë.