Çdo krijim i Elgit Dodës është e padiskutueshme që kthehet shumë shpejt në hit dhe qëndron gjatë në pëlqimet dhe kujtesën e publikut. Dhe e tillë ka qenë dhe “TL” apo ndryshe “Toxic Love”, jë këngë kjo mjaft interesante sa kudo që shkojnë mund ta dëgjojmë teksa luhet në sfond.
Duket se momentalisht kjo këngë është ndër më të pëlqyerat e momentit dhe publiku po vazhdon që ta votojë. “TL” rezultoi një sukses i padiskutueshëm për Elgitin.
Një meritë e madhe për suksesin e këtij projekti është dhe e Donald Veshaj. Aktori i njohur i humorit pranoi që tekstin e “TL” e kishte shkruar vetë ai.
Elgiti di shumë mirë se si të krijojë këngë të mira, nga ato që të prekin dhe duket sikur janë bërë vetëm për ty. Ndoshta dhe shumë prej fansave të tij dhe dëgjuesve mund të kenë parë paksa një pjesë të vetes në këtë projekt, mund të kenë përjetuar të paktën një herë një dashuri të tillë, toksike por shumë intensive. “TL” pozicionohet këtë javë në vend të 8-të të klasifikimit të “The Top List”.