Le të themi që “Big Brother VIP” është shndërruar tashmë në një fenomen të padiskutueshëm. Të gjithë jemi shumë kureshtarë se çfarë do të ndodhë ditë pas dite me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Dhe duket se fenomeni “BBV” do të na ndjekë gjatë.

Kënga e krijuar së fundmi për kënaqësinë e Monika Lubonjës, “Piloti”, këtë javë është votuar gjithashtu për të hyrë në klasifikimin e “The Top List”. Madje jo vetëm kaq, por “Piloti” ka arritur një pozicionim shumë të mirë duke u renditur në ‘Top 30’.

Elgiti dhe Romeo e kanë  publikuar versionin audio të këngës në YouTube dhe kaq u desh që menjëherë pas publikimit, dëgjuesit të ‘çmendeshin’ pas kësaj kënge e ta dëgjonin e ridëgjonin sërish.  Tani jemi shumë kuriozë për të parë realizimin e videoklipit të kësaj kënge kaq interesante.

“Piloti” renditet në vend të 21-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë. Por duke ditur tashmë famën e Elgitit, Romeos, por edhe të vetë fenomenit “BBV”, projekti me siguri do të vijë duke u rritur në renditje.