Butrint Imeri ka vendosur ta mbyllë 2020-ën me një prurje të re muzikore, të cilën ka zgjedhur ta titullojë “Phantom”.
Një fantazëm e të shkuarës, kështu e ka quajtur Butrinti vajzën me zemrën katile, e cila duket se nuk ka bërë ashtu sic ajo ka premtuar.
Një këngë ritmike me një klip mjaft energjik është “Phantom”, e cila ka marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e klasifikimit të “Top Aëards”.
Muzika e kësaj kënge është punuar nga Rzon ndërsa teksti nga Butrint Imeri dhe Rzon. Sa i përket klipit, ai mban vulën e Entermedia dhe duket se është një frymëzim nga filmi “The Wolf of Wall Street”.
Sugjerimet nga ana e publikut e kanë pozicionuar “Phantom” në vendin e 29-të.
Butrint Imeri momentalisht gjendet në klasifikim me 4 këngë në total, “Prita”, “Phantom”, “Dy Zemra” dhe ” Si përpara”.