E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Wendi Mancaku. Këngëtarja ka publikuar baladën e saj më të fundit të dashurisë, “Jap jetën”, për të cilën na ka treguar më shumë detaje vetë…
Si erdhi kënga “Jap jetën”?
Ishte një nga ato këngë që ti kur fillon shkruan, shkruan veten. Ishte një nga këngët më të lehtat për t’u shkruar. Nuk i përshtatej asgjë tjetër përveçse ta këndoja në shqip, fjalët më erdhën vetë “jap jetën”. Thashë po bëj dhe unë një rikthim për shqiptarët e mi.
A është një dedikim personal i yti ky?
Mendoj që është më tepër një këngë që çdokush mund ta përdorë si dedikim për dikë që ata mund të jepnin jetën. Është një shprehje në shqip që mban vërtet peshë.
Për kë e jep ti jetën?
Jap jetën për familjen, miqtë. Familja është kryesore për mua, kanë bërë shumë për mua dhe janë arsyeja që unë jam sot këtu.
Me çfarë je duke u marrë momentalisht?
Unë erdha për të studiuar këtu, mbarova bachelor në ‘studio composition’ në New Yotk. Pastaj fillova të punoja në tre shkolla si ‘vocal coach’ dhe jo vetëm. Nxora albumin e parë në amglisht “You & I”. Punova një vit në New York dhe pastaj vendosa të zhvendosem në Los Angeles, thashë ta provoj dhe njëherë këtu sepse është një pikë e madhe e muzikës dhe ka shumë diversitet. Po vazhdoj të shkruaj dhe kam një këngë që do të dalë këtë muaj, më datë 19. Shpresoj që të nxjerr një album, me nga një këngë çdo muaj. Mendoj që do jenë një ndërthurje e shqipes dhe anglishtes.