Kastro Zizo dhe Wendi Mancaku kanë bashkuar forcat për një super realizim mes tyre, duke sjellë këngën “N Ballkan”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, duke mirëpritur kështu për herë të parë Wendin.

Wendi Mancaku ka lindur më 6 Shtator 2001 në Tiranë. Në vitin 2010, Wendi Mancaku merr pjesë në aktivitetin “Një këngë për ty” zhvilluar në Top-Channel me grupin “Yllkat”, ku kanë fituar çmimin e parë. Po në këtë vit ajo merr pjesë në festivalin e Tiranës për fëmijë ku vlerësohet me çmimin e 2-të, në festivalin e organizuar në Durrës për fëmijë merr çmimin “risia e festivalit” dhe në festivalin e Shkodrës për fëmijë merr çmimin e dytë si zëri më i bukur.

Në vitin 2011, Wendi Mancaku ishte pjesëmarrëse dhe finaliste në “Gjeniu i Vogël 4”. Në po të njëjtin vit, ajo së bashku me Edmond Mancakun marrin pjesë në “Top Fest 9” me këngën “Përrallë Pa Mbret”.

Në shtator 2012, Wendi Mancaku merr pjesë në “Eurosong Junior JESC 2012” me këngën “Ëndërra Flet”. Po në këtë vit merr çmimin e 2-të në festivalin e 49-të për fëmijë të Tiranës, me këngën “kohën mos harxho” dhe fiton çmimin e parë në festivalin e Shkodrës si interpretuesja më e mirë dhe zëri më i bukur i këtij festivali.

Në dhjetor 2012, Wendi Mancaku merr pjesë në “The MAMs 2012 (Fresk Fare 1)” me këngën “Cat Girl”. Ajo merr pjesë si aktore dhe si këngëtare dhe shpallet fituese e çmimit të parë Junior në këtë edicion. Në vitin 2013, merr pjesë në “The Voice Kids 1” dhe zë vendin e dytë në finalen e tij. Në qershor 2015, Wendi Mancaku dhe Vanesa Sono marrin pjesë në “JESC 2015” me këngën “Jeto”, duke fituar çmimin e tretë.

Në tetor 2018, Wendi merr pjesë në “Kënga Magjike 2018” me këngën “Ëndrra Ime”. Një vit më vonë ajo merr pjesë në “Festivalin e 58-të në RTSH” me këngën “Ende”. Në vitin 2020, Wendi fillon studimet në New York për studio-kompozicion. Po në këtë vit ajo merr pjesë në “Festivalin e 59-të në RTSH” me këngën “Vesi i shpirti tim”. Në vitin 2021, Wendi Mancaku publikon single-in e parë në anglisht me titull “Falling”.