22 qershori ishte dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, e cila mbajti koncertin e parë recital në stadiumin Air Albania. Këngëtarja organizoi koncertin “Dekada” që mbledhoi mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium dhe rezultoi një sukses i padiskutueshëm.
Elvana shkriu në skenën gjigante, të ndërtuar në stadium me efekte dhe grafika të veçanta, karrierën e saj 20-vjeçare. Gjatë dy dekadave në tregun muzikor shqiptar, artistja ka marrë dashamirësinë e mijëra njerëzve që i dëgjojnë dhe këndojnë këngët e saj.
Mc Kresha, Ledri Vula, Capital T, Noizy, Bardhi, Yll Limani, Dhurata Dora,Dj Gimi-O si dhe motra e Elvanës, Migena Gjata, ishin artistët që performuan së bashku me të në skenën gjigante të ngritur në stadiumin Air Albania. Koncerti i saj u hap nga artistë shumë të dashur për publikun gjithashtu, si Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.
Për të gjithë ata që e kanë humbur këtë koncert madhështor, “Dekada” do të vijë për të gjithë publikun gjatë sezonit të vjeshtës në ekranin e Top Channel dhe në valët e Top Albania Radios. Mos e humbisni!