Era Istrefi na surprizoi me projektin e saj më të ri muzikor. “Million $$$ Man” është kënga e saj më e fundit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Ndryshe nga projekti i saj paraardhës, kjo këngë erdhi shumë surprizë dhe i gjeti në befasi fansat e saj. Nga ana tjetër, “Carbon 2000” erdhi e paralajmëruar me bujë të madhe.
E kundërta ndodhi me këngën e re, por që sigurisht arriti të tërhiqte gjithë vëmendjen tonë. Era Istrefi rikthehet fuqishëm me “Million $$$ Man”, një këngë që shpërfaq vetëbesimin dhe stilin e saj unik, duke kombinuar vokalin e mprehtë me një beat modern e tërheqës.
“Million $$$ Man” e pozicionon Erën në vend të 20-të për këtë javë. Ndërkohë, “Carbon 2000”, që është prej 5 javësh në klasifikim, zë vendin e 76-të momentalisht.