“Ting Ting” është një nga hyrjet më të reja në “The Top List”, e cila është renditur mjaft mirë në klasifikim, ekzaktësisht në vendin e 15-të.
Pas suksesit me “Lule Bore”, e cila për këtë javë vendin e dytë, Young Zerka bashkoi fuqitë me grupin Albanian Outlawz dhe Dalmo, duke sjellë një këngë e cila është shndërruar menjëherë në një hit muzikor.
Po kush janë Albanian Outlawz dhe Dalmo?
Albanian Outlawz është një grup muzikor nga Kosova, që jeton dhe punon në Zvicër. Pjesëtarët e grupit janë Alidema & Rabiti. I formuar në vitin 2013 Albanian Outlaëz kanë realizuar 2 albume të zhanrit Hip-Hop që titullohen “Prej errsirës n’drit & Prej dritës n’errsir 2015“ dhe “Flej’na kur t’desëm 2018“ . Ne këtë të fundit, ishin mysafir EDI I MEAN & YOUNG NOBLE nga grupi i 2PAC (Outlaëz). Kënga që titullohet “O4L“ është realizuar me videoklip në Zvicër.
Ndërsa Dalmo ka nisur të merret me muzikë rreth 11 vite më parë. Fillimisht ai nisi të kompozonte këngë së bashku me Rabit ( i cili është pjesëtar i grupit Albanian Outlawz) në gjuhën gjermane por Rabit, me të cilin është njohur në qendrën e riedukimit, e këshilloi atë të bënte muzikë në gjuhen e tij amtare, portugalisht-braziliane.
Dalmo, i cili momentalisht jeton në Zvicër, e mori në konsideratë këshillën e mikut të tij dhe nisi karrierën e tij si një kompozitor 16-vjeçar, teksa qëndronte në qendrën e riedukimit në Zvicër. Ai u bë një fans i madh i muzikës hip-hop.
Dalmo dhe Rabit dëshironin që një ditë të prodhonin një hit ndërkombëtar dhe ata ia arritën qëllimit pas 11 vitesh, duke sjellë një bashkëpunim me Albanian Outlawz, Young Zerka dhe producentin e suksesshëm Niza, të titulluar “Ting Ting”.