Dita e sotme është tepër e vecantë për këngëtaren, moderatoren dhe autoren e programit “Shiko Kush Luan”, Luana Vjollca. Ndërkohë që feston sot ditëlindjen e saj të 28-të, këngëtarja ka surprizuar fansat, duke publikuar prurjen e saj më të fundit muzikor, “Ti Amo”.
Ka qënë fëmijë kur është ngjitur për herë të parë në skenë si këngëtare në Festivalin e Fëmijëve dhe duket se kjo skenë ka sjellë një mbarësi për Luanën, e cila nuk hoqi dorë nga muzika por iu rikthye më e fortë se kurrë. E shumë talentuara, nuk është bërë krejt rastësisht këngëtare pasi Luana ka studiuar dy vite kanto, një vit kitarë dhe një tjetër violinë dhe më pas Luana përfundoi studimet për ekonomi, Bachelor dhe Master.
Luana i futet botës së televizionit
Gjithcka nisi si një velinë në programin “Fiks Fare” në Top Channel dhe ishte pikërisht ky program, baza për karrierën e saj në botën e televizionit. Luana e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë mundësi që iu dha, duke punuar fort për të arritur ëndrrën e saj.
Nga velinë, ajo vijoi me prezantimin e motit dhe më pas ka moderuar programe dhe festivale të ndryshme, të cilat kanë patur një shikushmëri të lartë. Pas këtyre eksperiencave, Luana ia doli të bëhej autore e programit “Shiko Kush Luan”, i cili transmetoj në “Prime Time”. Në një postim të bërë në Instagram, bukuroshja e talentuar ka treguar se i është rikthye punës për sezonin e ri televiziv.
Luana Vjollca, një ndër personazhet shqiptarë më të ndjekur në Instagram
Luana është një ndër personazhet shqiptare që ka më shumë ndjekës në Instagram. Sot ajo shënon plot 1.5 milionë ndjekës dhe kjo falë postimeve interesante që ajo pulikon here pas here por gjithashtu edhe për afërsinë e madhe që ka me ndjekësi t e saj, kryesisht “lunatorët”, të cilët nuk harron kurrë t’i përshëndes, duke mos i lënë pas dore.
Si ia doli Luana në fushën e muzikës
E gjendur mes komplimenteve dhe kritikave të shumta, Luana ia doli që të jetë një ndër këngëtaret që performon në klube të ndryshme të natës apo festivale të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit.
Pavarësisht se ajo është shprehur se muzika për të ka nisur që kur ishte fëmijë, shumë njerëz dyshonin tek aftësia e saj, duke e mbajtur Luanën brenda kornizave të moderimit por ajo doli jashtë kornizave dhe shkëlqeu në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërkohë që numëron disa projekte muzikore në karrierën e saj, ditën e sotme Luana ka publikuar një prej këngëve më të reja, e cila është xhiruar në kohë rekord, nga fillimi në fund pa ndalesë kamere si edhe pa montazh.
“Ti Amo” mban titullin kjo prurje e re muzikore, e cila ka vetëm pak orë që ka dalë në kanalin e “Youtube”. Edhe pse është një ditë e vecantë për të, pikërisht dita e lindjes së saj, këngëtarja nuk ndalet së punuari, ndërkohë që po feston me miqtë e saj në Dhërmi.
Ditëlindja e 28-të e Luana Vjollcës
Urime të shumta ka marrë moderatorja në këtë ditë të shënuar, urime që kanë emocionuar pafund Luanën.
“Gëzuar ditëlindjen bisha ime. Rruga jote e suksesit nuk njeh limite, gjithmonë më e mira do të jesh. Të dua pafund gjysma ime“, shkruan Marinë në llogarinë e saj të Instagramit.
“Jetë, boll më emocionove se plasa duke qarë, të kam jetën time të shtrentjë“, përgjigjet Luana.
Nëna e saj, Maria Vjollca, ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet me të voglën e shtëpisë dhe në të shkruan fjalët më të ëmbla: “E vogla ime ti. Gëzuar ditëlindjen jetë e bukur. Dinamikja, e guximshmja, dashuria ime. Festofsh edhe 100 vite ashtu si t’i do zemra. Faleminderit që ma zgjat jetën”.
“Mam gjithcka që bëj është për ty. Je motivi dhe shembulli më i mirë në jetë. Të dua“, përgjigjet Luana.