Kreu i kësaj jave është bërë sërish lëmsh dhe “fajet” i ka Dhurata Dora dhe Azet.

Ndërkohë që javën e kaluar #luanatorët bënë të pamundurën të rendisnin “Locos” në vendin e parë, kjo javë ka ndryshuar pasi ështrë Dhurataa Dora dhe Azet që kanë zënë vendin e parë, duke u ngjitur me dy pozicione.

Luana dhe Jay Santos kanë humbur një pozicion, duke u zhvendosur në vendin e dytë ndërsa të njëjtin fat ka patur edhe Yll Limani me “I kom kall”, duke u renditur në vendin e tretë.

“La familia” e Romeo, Fibo, Soze dhe B.O.K vazhdon të jetë një ndër këngët e preferuara të publikut, duke u renditur në zonën e nxehtë të klasifikimit, ekzaktësisht në vendin e 4-t.

Hyrjet e reja nuk kanë qënë të shumta për këtë javë, pasi vetëm dy i janë shtuar klasifikimit.