Gjon’s Tears ishte i ftuar ditën e sotme në “Wake Up” për të folur për këngën e tij “Pure” dhe jo vetëm. Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, ja si u shpreh këngëtari për këtë projekt muzikor.
Ideja e projektit ishte të kem një këngë më optimiste, të flisja për bukurinë e pafajësisë së jetës. Ishte shumë e rëndësishme për mua të këm një këngë optimiste.
Ndërkohë, një njeri shumë i rëndësishëm në jetën e tij padyshim që është edhe gjyshi, për të cilin është shprehur edhe në intervista të mëparshme.
Gjyshi më ka mësuar të këndoj për herë të parë. Gjyshi filloi të qante dhe lotët i kam marrë me vete në emrin e skenës. Kam shumë fat që është akoma këtu. I kam bërë të gjitha shpejt që ai t’i shohë.
Por cilat janë projektet e tij të ardhshme?!
Pothuajse gjithë albumi është gati. Por muzika është biznes, strategji. Prandaj do marr pak kohë. Kjo është më e komplikur për mua, që muzika do shumë kohë për t’u zhvilluar.
Më tej në intervistë, Gjon’s Tears u shpreh shumë krenar dhe i lumtur për multikulturalizmin e tij.
Të jesh shqiptar në Zvicër, isha pak i frikësuar. Këtu janë pak racistë. Njerëzit këtu thonin, ‘shqiptari është ai që vjedh’… Identiteti yt ka vlerë vetëm kur ti i jep vlerë. Unë kuptova që jam një puzzle. Kuptova gjithë këto kultura të ndryshme. Në atë moment doja të dija shumë e më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Jam me fat që e kam këtë multikulturalizëm.