Jo shumë surpriza sa i përket klasifikimit të “The Top List” edhe për këtë javë. Pesë vendet e para nuk kanë pasur shumë ndryshim nga java e kaluar, teksa kreu qendron sërish i njëjtë.

Në vend të parë edhe për këtë javë kemi Yll Limanin me projektin e tij më të ri “Larg”. Kënga është prej dy javësh tashmë në krye.

N/ vend të dytë, njësoj si javën e kaluar, qëndron Egli Tako me “Jetë”. Në vend të tretë kemi sërish Eglin, këtë herë me bashkëpunimin e saj me Sergion, “Baby”. Kënga është rritur me një pozicion nga java e kaluar.

Në vend të katërt renditet Marsela Çibukaj me “Tym duhani dhe raki”. Kënga është prej dy javësh pjesë e klasifikimit dhe është rritur me një pozicion nga java e kaluar.

Top 5 mbyllet me “Veshu Ndrequ” nga Gjesti. Ky projekt është prej 11 javësh në klasifikim dhe këtë herë ka rënë me dy pozicione nga java e kaluar.