Nilsa Hysi ka risjellë një version të ri të këngës popullore “Qaj Maro” me titullin “Qaj” që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë. E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Nilsa na ka zbuluar më shumë për këtë projekt.

Përse zgjodhi pikërisht një version të ri të këngës “Qaj Maro”?

Kur e dëgjon në fillim, thua; ‘okay, është një këngë që e kam menduar për ta risjellë’, ndërkohë që nuk është menduar fare. Ishte një moment në studio që po provonim ‘beat’-e të ndryshme dhe kur po provoja të bëja një vijë melodike me doli ajo jugorja ime dhe thashë ta bëj popullore dhe kur po e këndoja doli shumë këndshëm. I kam qejf këngët popullore, labe, polifonike.

Por sa shpesh qan Nilsa?

1 herë në 2,3 ditë por më pëlqen që të gjitha emocionet negative t’i nxjerr, t’i shfryj dhe më ka fuksionuar shumë mirë.  Thjesht më ndodh, është pjesë e imja tashmë.

Nga kush është frymëzuar Nilsa për këtë këngë?

Kam dëgjuar Aurela Gaçen. E dëgjoj kur kur bëj punët e shpisë ose kur jam duke ndejtur kot (qesh). Ajo më frymëzoi por gjithsesi i dëgjoj shumë shpesh këngët popullore dhe më pëlqen shumë të risillen dhe të rinjtë e sotëm të vazhdojnë t’i dëgjojnë, sepse dëgjoj shpesh që përveçse nuk i dëgjojnë por edhe i injorojnë.

Kush ishte personi i parë që Nilsa i ka treguar këtë këngë?

Të parit fare ja kam treguar të dashurit tim, është i pari që i dëgjon projektet e mia. Por gjthmonë më mbështët, është nga ata persona që nuk e pëlqen këngën popullore. Është njësoj kritikues aq sa unë ndaj këngëve të mia.

Me çfarë po merret aktualisht këngëtarja?

Jam duke punuar për dy projekte të tjera, një prej tyre shpresoj të vijë vitin tjetër, në fillim të vitit të paktën. Mendova që ishte një projekt shumë i mirë përpara atij që kam ndërmend të nxjerr. Do të jetë më me ritëm dhe do të jetë bashkëpunim dhe mendoj që do të jetë diçka shumë e veçantë për publikun. Nuk është shqiptar është bashkëpunim i huaj, është kanadez. Është një artist i ri edhe ai, e gjeta në Instagram nëpërmjet një djali që është shqiptar.

 

 

 

Sa kohë ju desh për ta realizuar këngën “Qaj”?

Çuditërisht dhe fatmirësisht diku tek 2 javë.

“Qaj” renditet këtë javë në vend të 17-të të klasifikimit të “The Top List”.