Publikimi i këngës më të re të Elvanës ka dhënë menjëherë frytet pozitive, duke debutuar menjëherë në vendin e dytë.
Ndërkohë që ka qënë një ndër këngët që është dëgjuar pafund në cdo radio, makinë, bar, restorant, Elvana Gjata është komentuar shumë edhe për klipin e saj muzikor, i cili duhet thënë që është mjaft i veçantë.
Po kush fshihet pas video?
Vasjen Katro dhe Elisa Flicka, janë dy autorët që kanë shprehur talentin e tyre në videoklipin e këngës “Loti”.
Elisa është një modele ndërkombëtare që bashkë me Vasjen bëjnë fushata për marka të mëdha botërore, ndërsa Vasjeni ka një histori shumë interesante, i cili kaloi nga Dj i muzikës elektronike në designer, të cilën e ka treguar në një TedTalk në Tiranë para disa vitesh.
Duhet përmendur fakti se disa prej sekuencave të klipit janë risi në tregun muzikor shqiptar, të cilat nuk i kemi parë në asnjë videoklip më parë por ajo që nuk është risi, është fakti që Elisa Flicka prej kohësh ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi që janë të njëjtat si sekuencat e klipit të Evanës.
Pra më shumë sesa dicka të re nga Vasjen dhe Elisa, ne do e përshkruanim si një “remake” të atyre çfarë dyshja e ka bërë kohë më parë dhe që kanë vendosur ta risjellin në klipin e këngëtarës, duke mos qenë aq origjinal sa hera e parë.