Një nga këngët më të komentuara dhe të pritura të momentit është tashmë pjesë e listës. DJ Gimbo ka sjellë remixin e këngës ikonike “DJ” të Rezarta Shkurtës, një prej hiteve më të njohura të para 20 viteve.

Ky version i ri vjen totalisht i rimenduar me ritme moderne dhe i përshtatur me rrymat e sotme. Një vëmendje të madhe në këtë projekt e merr edhe videoklipi. DJ Gimbo shfaqet krah partneres së tij, Selin, por po ashtu surprizë e këtij klipi është edhe vetë Rezarta Shkurta.

E veçanta e këtij projekti është se ky remix sjell plot nostalgji nga e kaluara, por me një energji krejtësisht të re. “DJ Remix” është padyshim kënga që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë sezonit por edhe më gjatë.