Pas një periudhe larg vëmendjes së publikut, Gjesti ka dhënë më në fund një shenjë për ndjekësit e tij, duke lënë të kuptohet se rikthimi në muzikë është shumë pranë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, artisti shfaqet duke kaluar momente të qeta në oborrin e shtëpisë, në shoqërinë e qenit të tij. Krahas pamjeve, ai zbuloi se muajin e fundit kishte zgjedhur të shkëputej nga ritmi i zakonshëm për t’i dhënë vetes kohën e nevojshme për pushim.
Megjithatë, kjo periudhë qetësie duket se po merr fund. Gjesti bëri të ditur se është duke punuar për një surprizë të re, duke u kërkuar fansave edhe pak durim.
“Jeta jem qe 1 muj qeshtu u kan. Mu ka dasht ni pushim, me lshu komplet ni her”, shkroi ai, duke sqaruar mungesën e tij nga skena dhe rrjetet sociale.
“E di qe jeni tu e prit ni BOOMB prej meje n’ket ver. Veç kini durim edhe pak… Se kom diqka per ju. Besoni Besartit”, u shpreh këngëtari.
