Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. E kemi fjalën pikërisht për Fifin.

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite.

Këtë javë bashkëpunimi i saj i dytë me Gjikon, “365”, ka arritur që të rrëmbejë fronin e “The Top List” dhe të pozicionohet në vend të parë. Mesa duket dyshja kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ për të arritur suksesin këtë verë.

Kjo këngë duket se e ka sfiduar “Djegi krejt” duke na bërë që të fiksohemi me të sa hap e mbyll sytë. Mesa duket pritshmëritë e të gjithëve për “365” janë shumë të larta. A do ta ruajë fronin edhe për javën e ardhshme?

Ndërkohë në vend të dytë për këtë javë është Semi Jaupaj me “Mos u kthe”, vendi i tretë shkon për Dj Geek dhe Beatrix me “Ma shumë se ti. Në vend të katërt renditet “Uma love” nga Ledri Vula, Lumi B dhe Nuk, ndërsa në vend të pestë renditet Dafina Zeqiri me “Dhimbje dhimbje”.