Donald Veshaj ka arritur që të pozicionohet në vend të parë këtë javë duke rrëmbyer kështu fronin e “The Top List”. “Hesht” është projekti i tij që e bëri të jetë artisti më i votuar i javës.

Menjëherë pas tij në vend të dytë renditet Besa Kokëdhima me dy këngët e saj, “Si kalama” në bashkëpunim me Lyrical Son dhe “Machoman” me një pozicion më lart nga java e kaluar. Në vend të tretë është sërish Donald Veshaj me një tjetër projekt të tijin, “Nuk je”.

David Dreshaj ka arritur që të renditet në vend të katërt për këtë javë me një pozicion më lart nga java e kaluar me “Do dashni”. Sa i përket vendit të pestë kemi një rikthim të Semi Jaupaj me “Mos u kthe”, kënga e saj më e votuar në “The Top List” me një pozicion më lart nga java e kaluar.