Kjo javë është përballur me disa ndryshime sa i përket pozicionimit të këngëve në listë. Ka qënë kreu, pikërisht bashkëpunimi i Tayna dhe Don Phenom, “Columbiana”, ai që është mposhtur pas 7 javësh, duke u zëvëndësuar nga “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil, e cila i është rikthyer vendit të parë pas 9 javësh mungesë.

Pavarësisht se ka ndryshuar kreu, vihet re që tre vendet e para mbeten po të njëjtat projekte muzikore, duke ndryshuar vetëm brenda vetes, ku Tayna mban vendin e dytë me “Columbiana” dhe vendin e tretë me “Shqipe”.

Përveç këtyre ndryshimeve, një sukses të jashtëzakonshëm këtë javë ka korrur projekti muzikor i Adriano, “Nale”, i cili është ngjitur me plotë 73 pozicione nga java e kaluar. Kjo këngë, e cila është bërë pjesë e “The Top List” rreth 8 javë më parë, është shndërruar në këngën që është ngjitur me më shumë pozicione.

I njohur si producent me emrin Kreizler, Adriano sigurisht që është kujdesur vetë me teksin dhe muzikën e “Nale”, e cila ka marrë mjaft komente pozitive nga publiku shqiptar, i cili falë votave e ka renditur këtë këngë në vendin e 14-të.

Ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione nga java e kaluar është “Aktore” e John Tilio, e cila është renditur  51 pozicione më poshtë.