Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, apo siç ishte dhe bashkëpunimi i Romeos me Ermal Fejzullahun.

Së fundmi Romeo ka postuar në Instastory një video, teksa duket i shoqëruar me vëllain e tij, Donald Veshaj dhe artistët e njohur Elgit Doda dhe Yll Limani. Në video duket se çunat janë të fokusuar duke dëgjuar një audio në telefon, teksa Romeo e ka postuar videon duke bllokuar audion origjinale dhe duke e zëvendësuar me një këngë të vjetër italiane, ku lindin dyshimet se mos ndoshta janë duke përgatitur ndonjë projekt muzikor surprizë për ndjekësit e tyre.