Algert Sala është një nga hyrjet e re këtë javë në “The Top List”. Ai ka publikuar këngën e tij më të fundit me titull “Asgjë”, me të cilën bëri dhe debutimin e tij si artist në Top Awards.

Algert Sala është një kantautor shqiptar i lindur në Tepelenë, më 25 dhjetor 1995. Ai studioi muzikë në konservatorin e qytetit të Vlorës ku mori diplomën e shkollës së mesme për kanto.

Algerti filloi hapat e tij në karrierë duke marr pjesë në konkurse muzikore si “X Factor Albania” dhe “The Voice of Albania”. Në vitin 2016 ai bëri paraqitjen e tij të parë në konkursin televiziv “Kenga Magjike 2016” me këngën e tij “Buzë” dhe një vit më pas në 2017 u rishfaq në të njëjtin konkurs me “Je Penduar”.

Kënga mori shumë kritika të mira nga juria dhe zuri vendin si “BIG ARTIST”. Pas një pauze, ai vazhdoi të shkruante dhe prodhonte shumë këngë si “Vigan”, “E Humbe”, “A je”, “Hold me now”, “Kameleon” dhe së fundmi “Asgjë”.