Pas përfundimit të “Big Brother VIP 3”, ish-banori Meriton Mjekiqi ka kaluar ditët duke u relaksuar së bashku me patneren e tij, Ilnisa Agollin. E duket se tashmë Meritoni i është rikthyer punës, jo si moderator por në muzikë…
Melinda Ademi ka lançuar një tjetër këngë, kësaj here në bashkëpunim me moderatorin dhe ish-banorin e “BBV3”, Meriton Mjekiqi. Kënga e tyre e re titullohet “Queen” dhe projekti duket se është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat e tyre.
“Queen” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe ka grumbulluar dhjetëra mijëra klikime në vetëm pak orë që nga publikimi në YouTube. Megjithatë, diçka tjetër ra në sy të fansave…
Përveç se kjo është hera e pare ku e dëgjojmë Meritonin duke kënduar, në tekst nuk ka munguar as thënia ikonike e tij kur ishte në “BBV”, “Lëshoja ujin”. “Queen” padyshim që parashikohet të jetë një ndër hitet e kësaj vere.