Në tregun muzikor shqiptar ekzistojnë shumë artiste dhe artistë. Edhe pse në rivalitet sa i përket karrierës së tyre, më së shumti ekziston një marrëdhënie shumë e mirë dhe të gjithë punojnë fort që të transmetojnë tek publiku shqiptar, më të mirën sa i përket muzikës.

Por në klasifikimin e “The Top List” gjenden më shumë artistë meshkuj apo femra? Nga një analizë e bërë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira të muzikës moderne shqiptare në Top Awards, u arrit në përfundimin se një përqindje më e lartë i takon djemve.

Përkatësisht “The Top List” i kësaj jave ka 55 artistë meshkuj dhe 18 artiste femra. Ky është në fakt viti i pestë rresht që meshkujt janë më të shumtë në numër në krahasim me femrat për sa i përket listës së këngëve të “The Top List”.

Edhe pse ky klasifikim mbizotërohet nga artistët meshkuj, një gjë është e sigurt, mes të gjithë këtyre artistëve ekziston një marrëdhënie shumë e mirë dhe të gjithë punojnë fort që të transmetojnë tek publiku shqiptar, më të mirën sa i përket muzikës.