MatoLale vjen sërish në “The Top List”, por këtë herë ndryshe nga sa e kemi parë më herët. Mato kthehet tashmë romantik e melankolik me “Asaj”. 

“Asaj” është një poezi e gjallë që flet me zemrën e një të dashuruari. Me tekst të thjeshtë por thellësisht emocional, kënga i drejtohet një vajze që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e artistit.

Zëri i MatoLales ndërthuret bukur me tingujt melankolikë dhe romantikë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe nostalgjike. Dhe mesa ka pranuar dhe vetë këngëtari, “Asaj” është një rrëfim intim, një dedikim ndaj dikujt.

Me një stil unik që dallon MatoLalen nga shumë artistë të tjerë, kjo këngë flet në emër të shumë zemrave që kanë dashuruar fort dhe kanë humbur. “Asaj” e pozicionon artistin në vend të 100-të aktualisht.