Përveçse janë të dy këngëtarë tepër të talentuar, diçka tjetër i bashkon Mateus Frrokun dhe Alban Ramosaj.
Së fundmi, Mateus ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Pa kembe ne toke”, në klipin e të cilit ka ardhur në super formë fizike.
Në klipin e këngës, Mateus shfaqet me një valixhe në dorë, i veshur me një pallto mirëpo të njëjtën skenë e kemi parë edhe tek projekti i Alban Ramosaj, “Ike”. Të dyja valixhet përmbajnë mesazhe të rëndësishme, të cilat Albani i fut brenda një shishe edhe i hedh në lumë ndërsa Mateus i fut në valixhe dhe i lë në trenin pa një udhëtar.
Të veshur thuajse njësoj, dy artistët kanë ardhur shumë romanik dhe me dedikime.
Frroku renditet në vendin e 89-të me këngën “Pa kembe ne toke” ndërsa Ramosaj gjendet në listë me “Endrrat e mia”, e cila për këtë javë mban vendin e 22-të.