Ndodh shpesh që shumë artistë transmetojnë në projektet muzikore, përjetimet e tyre personale dhe duket se këtë gjë e ka bërë së fundmi këngëtari i njohur, Mateus Frroku.

“Pa kembe ne toke” titullohet prurja më e re e Mateus, e cila përflitet se është një dedikim i historisë së tij personale pasi në fund të vitit që kaloi, artisti konfirmoi fundin e fejesës së tij 9-vjeçare.

Madje në një intervistë të dhënë për “Thumb”, ai është shprehur se ndjen një boshllëk momentalisht dhe shpreson që kjo ndjesi të mos vazhdojë për një kohë të gjatë.

Pavarësissht se Mateus ka treguar se kjo këngë ka lindur krejt rastësisht, teksa ka qënë në studio me Flori Mumajesin dhe Kledi Bahitin, ai nuk përjashton mundësinë që kjo këngë i adresohet dikujt.

Ndërkohë që kënga i dedikohet ndarjes ku djali, në rolin e të cilit është Mateus, vendos të mos marrë trenin, duke lënë vajzën në pritje për shkak të pasigurive të tij, për shkak se gjendet pa këmbë në tokë.

Ky projekt muzikor është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, sugjerimet e të cilit e kanë futur menjëherë në klasifikimin e “The Top List”.

Nga ana tjetër, Mateus është shndërruar sa i përket fizikut të tij, duke humbur mjaft në peshë, duke u bërë qendra e vëmendjes për shumë fanse.