Marsela Çibukaj sapo ka sjellë mini-albumin e saj të parë me 4 këngë në ditën e lindjes së saj. Me njërën prej tyre u njohëm vetëm pak javë më parë.
“Ata puthen” mbante titullin kënga e parë e albumit “Petale”, që Marsela e solli fillimisht për publikun. Si çdo projekt tjetër i këngëtares, as ky nuk bën përjashtim nga kurimi deri në detaje për të sjellë përsosmërinë që ajo kërkon.
Albumi ka katër këngë të bukura dashurie, me atë dashurinë melankolike, një dashuri më llogaritare në sensin e përfundimit të një dashurie. Ky projekt, “Petalet”, sjell një dashuri pak më ‘vintage’.
Kënga e dytë në albumin e Marselës titullohet “Fajet” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. As në këtë projekt artistja nuk na ka zhgënjyer aspak.
“Fajet” vë edhe njëherë në dukje vokalin unik të Marselës dhe perfeksionin edhe në detajet më të vogla. Ajo që mund t’ju themi është se shumë prej jush do ta konsiderojnë shumë personal e do gjejnë diçka nga vetja në të.