Lumi B dhe Ledri Vula janë bërë sërish bashkë për të sjellë një projekt të ri muzikor. Bashkëpunimii tyre më i fundit mban titullin “I like it” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Në fakt një bashkëpunim mes këtyre dy artistëve nuk është aspak diçka e re. Teksa po dëgjonim “I like it”, na erdhën ndër mend dhe projekte të tjera të dyshes.
Disa i kishim më të freskëta e disa të tjera kishin kaluar disa vite që kur ishin publikuar. Por jemi të sigurtë që sapo t’jua përmendim, do të donit që t’iu riktheheshit edhe njëherë dhe t’i ridëgjonit sërish.
Më pak se një vit më parë, ata sollën “Uma Love” së bashku me NUK, që arriti të pozicionohej dhe në vend të parë të listës. E meqë jemi tek vendi i parë, “Kiss Kiss” ka qenë gjithashtu një tjetër këngë e tyre që ka marrë fronin rreth 4 vite më parë.
Së fundmi Ledri Vula, Lumi B, Buta dhe Singi, sollën projektin “Walk Away”. Nëse shkojmë pak më larg ndër vite, ju rikujtojmë disa bashkëpunime mjaft të pëlqyera siç janë “Krejt shokt e mi”, “Pablo”, “Shtrejt”, “Aman” së bashku me Dafina Zeqirin”, “Messi”, “Represent”, “Tavolina”, që duhet thënë se është hit edhe sot, apo edhe “Shko”, me Ermal Fejzullahun – këngë që fitoi Top Fest 12. Një dyshe e pandarë dhe kaq e veçantë si Ledri dhe Lumi B, jo më kot janë ndër më të preferuarit e të gjithëve ne.