Klasifikimi i kësaj jave i “The Top List” nuk ka sjellë shumë ndryshime. Viti 2024 në fakt nisi me asnjë hyrje të re, duke qëndruar sërish tek projektet e vjetra në listë.

Surpriza, nëse do të mund të quhet e tillë, vjen në renditjen e Top 5. Më saktësisht, Top 5 këtë javë mbizotërohet vetë nga tre artistë.

Siç mund ta keni kuptuar, është fjala për Luiz Ejllin, Yll Limanin dhe Alban Skënderaj. Të tre ata janë padyshim ndër artistët më të preferuar dhe të dashur për publikun shqiptar.

Froni i kësaj jave ka shkuar për Luiz Ejllin me këngën “Ninulla e vetmisë”. Vendi i dytë dhe i tretë ka shkuar për Yll Limanin me “Mos harro” dhe “Mos prit”.

Në vend të katërt renditet sërish Luiz Ejlli, këtë herë me “Përjetësisht”. Sa i takon vendit të pestë, pozicionohet Alban Skënderaj me “Obsesion”, kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo”.