Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Luar solli një projekt në klasifikimin e “The Top List”. Por tashmë pritjes i erdhi fundi. Luar ka bashkuar forcat me Mixey dhe kanë sjellë “Ami”.

“Ami” u publikua më datë 1 Prill dhe kjo jo më kot. Duke qenë dita e gënjeshtrave, e ku më mirë se ky projekt lidhur me tradhtinë mund të ishte ‘himn’ i kësaj dite.

Muzika është realizuar nga producenti Mixey, ndërsa teksti është punuar nga Endrit Mumajesi, i njohur ndryshe për publikun si MUMA. Një projekt ky mjaft interesant dhe me një mesazh aktual, kjo këngë duket se është përqafuar dhe nga publiku.

Duket se një pjesë e mirë e dëgjuesve kanë gjetur veten tek “Ami”. Votat e publikut e kanë renditur dyshen në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë. Na mbetet të presim për të parë se si do të jetë rrugëtimi i “Ami” në javët në vazhdim.