Luar është një nga artistet më të dashura shqiptare. Shumë e talentuar dhe me këngë që sot janë hit-e muzikore, Luar ishte e ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio në një intervistë speciale si asnjëherë më parë për të folur për bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtarin Sardi Strugaj dhe jo vetëm.

Bukuroshja na foli për ecurinë e këngës këto pak ditë pas publikimit dhe ku do ta shijojë këtë sukses?

Po tani sa doli kënga, dy ditë ka. Te 500 mijë është, nuk e mas me klikime por me komente. Do bëj disa pushime verore, kam vendosur besoj për Maltën. Pushimet e verës do i bëj nga tetori-nëntori.

E në lajmet që së fundmi po qarkullojnë lidhur me një romancë të re mes saj dhe Sardit, por dhe për lajmet në përgjithësi, çfarë e shqetëson më shumë Luarin.

Një problem shikoj të vogël që janë 10 portale dhe ndërrojnë vetëm një fjali ose nuk ndërrojnë fare dhe titullin. Për gjëra që prishin qetësinë e një familje mendoj se duhet të marrin në telefon të pyesin.

Luari foli më tepër për bashkëpunimin dhe tregoi si nisi gjithçka.

E duam shumë njëri-tjetrin dhe jemi shumë miq. Shpresojmë të pëlqehet kënga. Kënga tjetër do të jetë me Arnon. Unë aty shkova për të bërë bashkëpunimin, shkova te studio. Kjo kënga është që e vitit 2019. Me fjalët “veç i imi”, dhe s’kanë ndryshuar fjalët. Në vitin 2019 kam qenë single. Po i tregoja këngët Arnos, dhe kur e dëgjon Sardi këtë, i shkëlqyen sytë. Njësoj siç më kanë shkëlqyer mua kur e ringjova. Më tha Luar nëse do të bëjmë ndonjëherë bashkëpunim bashkë, kjo është kënga. I them e bëjmë. Kështu lindi. Ka dalë aq shpejt, sa doli më herët se bashkëpunimi me Arnon. Edhe Sardi kishte dy bashkëpunime të tjera në proces.

Ndërkohë, i ftuar në një lidhje telefonike ishte këngëtari Sardi Strugaj. A do të ketë një bashkëpunim tjetër mes dyshes?! Sardi e kishte një përgjigje.

Me Luar ne kemi folur edhe çdo gjë do të vijë spontane. E rëndësishme është që jemi përshtatur, edhe na përshtaten edhe zërat. Kemi kimi në projekt, besoj se edhe mund të ketë.

Artisti zbuloi edhe disa nga projektet e tij të tjera muzikore që do të vijnë së shpejti.

Ka edhe projekte të tjera. nuk janë vetëm me vajza. Kënga e radhës do të dalë me Arnon, “Ajo s’do normale”. Kënga tjetër do të jetë single, ku do të jem solo. Të dyja do të dalin shumë shpejt.